Një djalë i moshës 15 vjeçare është plagosur në Prishtinë pasditen e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:30 në rrugën “Nazim Gafurri” në kryeqytet ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. I plagosuri është një djalë i moshës 15 vjeç dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka shtuar se personi i dyshuar i cili ka kryer veprën është identifikuar nga policia.
Ajo ka thënë se ende nuk dihen motivet e kësaj plagosje dhe se policia është duke ekzaminuar vendin./Telegrafi/