Site icon Telegrafi

Plagoset me armë zjarri pronari i një lokali në veri të Mitrovicës

Një person i nacionalitetit serb është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, mbrëmë pas mesnatës në një kafiteri në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 03:15 në lokalin “Centar”, në veri të Mitrovicës.

“Dyshohet se pas një zënke pronari e ka nxjerr jashtë të dyshuarin, i cili ka nxjerr armën dhe ka shtënë mbi pronarin e lokalit. I dyshuari është i njohur për policinë dhe është në kërkim”, ka thënë Hoti, për Telegrafin.

Mësohet se i plagosuri, i cili ka marrë dy plumba në trup është Predrag Bogosavljeviq, pronar i lokalit, ndërsa autor i incidentit, Dushan Sllaviq, i njohur me nofkën ‘Dulle’./Telegrafi/

Exit mobile version