Telegrafi

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vushtrri.

Sipas Policisë Rajonale të Mitrovicës ai është dërguar në Emergjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Policia është njoftuar se një person është sjellë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri i plagosur me armë zjarri”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Njësitë kompetente menjëherë kanë shkuar në Emergjencë ku sipas informatave personi ishte i plagosur në këmbë, ndërsa sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë”.

“Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar”. /Telegrafi/