Site icon Telegrafi

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Pasditen e së enjtes një person në Vushtrri është lënduar nga arma e zjarrit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka deklaruar për Telegrafin se i lënduari nga arma e zjarrit është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 14:22, në  Vushtrri, është raportuar për  një person të  lënduar  nga arma e zjarrit. Nga hetimet e para është  bërë e ditur se nga arma e zjarrit i lënduar kishte mbetur viktima shtetas i Kosovës (shqiptar), i cili është dërguar për  tretman mjekësor”.

Ai poashtu tregoi se i dyshuari për kryerjen e veprës është arrestuar.

“Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar personi i  dyshuar i cili dyshohet se ka plagosur viktimën, nga i njëjti është  konfiskuar arma që  dyshohet se është përdorur në rast”, ka deklaruar tutje Zahiti./Telegrafi/

Exit mobile version