Site icon Telegrafi

Plagoset aksidentalisht 58-vjeçarja në Podujevë, policia shoqëron në stacion dy të dyshuar

Foto: Arkiv

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor të dielën para mesnate pasi dyshohen se janë përfshirë në një rast të plagosjes aksidentale të një femre 58-vjeçare në Podujevë.

Nga ora 23:50 është policia ka pranuar informata për një rast të plagosjes me arme zjarri në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë.

Pasi kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para  të ekzaminimit dhe atyre të intervistimit janë ngritur dyshimet se aksidentalisht në shtëpinë e saj, me armë zjarri është plagosur Sh. Zh. 58 vjeç, femër, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.

“Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet operativo – policore, janë sekuestruar dy armë zjarri, një Revole e tipit GLOCK, një Revolver i tipit ZASTAVA, si dhe trembëdhjetë copë fishek”, tha për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ndërlidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar: N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast.

“Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve”, tha Borovci. /Telegrafi/

Exit mobile version