Tre persona janë plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Vlorës, pas një konflikti të çastit.
Mësohet se autori i ngjarjes, 40-vjeçari M.A, i cili ka qenë i dehur, është njëri nga të plagosurit.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka hyrë në një berberhane në lagjen në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji” dhe ka plagosur dy berberët, Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Autori është ndaluar nga Forcat Shqiponja dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. /Telegrafi/