Telegrafi

Plagosen dy persona në veri

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në veri, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 02:00.

“Dy persona janë plagosur në këmbë me armë zjarri dhe janë dërguar për trajtim në spital, gjendja e tyre është jashtë rreziku për jetë. Motivet e incidentit ende nuk dihen. Policia tashmë ka një të dyshuar lidhur me rastin dhe është në kërkim të tij”, theksoi Elshani.

Ndryshe, disa incidente janë raportuar edhe gjatë javës së kaluar në veri, por që nuk ka pasur persona të lënduar./Telegrafi/