Dy persona janë plagosur të premten në qytetin e Ferizajt.
Policia njofton se rasti ka ndodhur pas orës 23:00, transmeton Telegrafi.
“Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga person/a të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, njofton policia.
Në njoftim tutje thuhet se, pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gas dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes./Telegrafi/