Një person është vet plagosur me pushkën e tij të gjuetisë. Policia njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Keqekoll të Prishtinës.
I dyshuari pas plagosjes është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se është vet plagosur me pushkën e tij të gjuetisë. Njësit relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar armën dhe 9 fishek.
I dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku edhe vazhdon kurimin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të vazhdon të hetohet”, njofton policia. /Telegrafi/