Telegrafi

Plagos ish-të fejuarin e motrës në Podujevë

Një person i moshës 30-vjeçare është plagosur sot rreth orës 7:40 në fshatin Gllamnik, Komuna e Podujevës.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar Fatmir Potera, rreshter në Stacionin Policor në Podujevë, sipas të cilit i plagosuri është trajtuar në Qendrën Emergjente në Podujevë dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima ka marrë dy plagë dhe është trajtuar në Podujevë dhe tani është jashtë rrezikut për jetë”- tha ndër të tjera Potera.

Arsyeja e plagosjes është prishja e fejesës së viktimës me motrën e të dyshuarit.