Njjë person është arrestuar në Gjilan, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, ka qëlluar me armë zjarri fqiun e tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes, njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën pistoletënTT me një karikator, pesë fishek të kalibrit 7.62, dhe një gëzhojë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.