Një plaçkitje si nëpër filma në mes të ditës ka ndodhur gjatë të martës në New York, ku persona të armatosur kanë vjedhur stoli ari në vlerë prej 4 milionë dollarë.
Tre burra të armatosur ishin futur në lokal duke u shtirur kinse janë të interesuar të blejnë diçka, dhe më pas kanë lidhur me litar shitësin duke i vënë edhe një shirit ngjitës në gojë, transmeton Telegrafi.
E në lagjen ku ka ndodhur plaçkitja njihet për argjendaritë e shumta në të cilat blejnë stoli edhe rep artistët e famshëm, e kështu plaçkitësit kanë vjedhur aq shumë stoli sa që fillimisht janë detyruar t’i vjedhin edhe disa çanta të mëdha me të cilat janë larguar sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
E në mesin e gjësendeve të vjedhura kishte orë, vathë, varëse dhe stoli tjera. Megjithatë edhe pse kanë arritur t’iu shmangen prangave të policisë, ata nuk i janë shmangur edhe kamerave të sigurisë të cilët i kanë regjistruar qartë fytyrat e tyre. /Telegrafi/
Manhunt on for suspects in $4 million New York City jewelry store robbery. https://t.co/llaBoda2rs pic.twitter.com/gIDB8ogOhZ
— ABC News (@ABC) August 27, 2019