Dy persona të maskuar gjatë ditës së djeshme kanë kryer vjedhje në filialën e “Stopanska Banka” në lagjen “Maxhari” në Shkup.
Siç njoftojnë nga MPB, kryerësit janë futur në bankë dhe me kërcënim me armë zjarri kanë marrë rreth 300 mijë denarë dhe 3 mijë euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për gjetjen e vjedhësve dhe zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/