Site icon Telegrafi

Plaçkitje e armatosur në një supermarket në Prishtinë

Një plaçkitje e armatosur ka ndodhur të shtunën në një supermarket në Prishtinë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 22 e 20, në Lagjen  Spitalit.

Një dëshmitar i rastit i ka thënë Telegrafit, se pak para mbylljes një person i armatosur ka hyrë në marketin “MAXI” dhe duke kërcënuar me armë zjarri, ka marrë paratë dhe ka ikur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe po merren me rastin.

Deri me tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar.

Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, por momentalisht nuk ka marrë përgjigje.

Exit mobile version