Një grup plaçkitësish kanë vjedhur nga një aeroport në kryeqytetin kilian Santiago, 14 milionë dollarë, kurse gjatë procesit të plaçkitjes është lënduar një nga rojtarët.
Policia kiliane është vënë pas “dhjetëra” personave, sipas të gjitha gjasave profesionistë që kanë kryer një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e këtij vendi, transmeton Telegrafi.
Disa plaçkitës ishin futur në veturën e postës së shpejtë DHL të veshur me uniforma që zakonisht i veshur punonjësit e kompanisë. Dy prej tyre kishin revole, derisa një tjetër mbante pushkë.
Ata kishin kërcënuar rojtarët dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e blinduar plotë me para. Ndryshe në vitin 2017, një bandë kishte vjedhur 19 milionë dollarë nga zyrat e një kompanie që transporton para në Santiago.
Plaçkitje e madhe kishte ndodhur në vitin 2014, gjithashtu në aeroport ku ishin vjedhur 10 milionë dollarë dhe asokohe konsiderohej si vjedhja e “shekullit”. /Telegrafi/