Ende pa u pajtuar me realitetin e hidhur, familjes se të ndjerit Izet Demaj, i ndodhi edhe një fatkeqësi. Shtëpia e tyre në fshatin Vrellë të Istogut, u plaçkit nga hajdutët.
Ardita Demaj, gruaja e policit që ra në detyrë, per shkak te gjendjes emocionale nuk mund te fliste para kamerës, por prapa saj ajo tregoi se si e përjetoi rastin.
Mbrëmjen e së shtunës, Ardita me fëmijë, shkuan t’i vizitojnë familjaret e tyre, raporton T7.
Por me të marrë rrugën për shtëpi, ajo pa një person te panjohur në një motoçikletë pa drita të ndezura, i cili sapo pa veturën e saj, u largua shpejt nga vendi ku po rrinte.
E kur iu afrua shtëpisë, pa që dyert e oborrit, garazhit, e të shtëpisë ishin të hapura, dhe nuk kishte rrymë.
Kryerësit e krimit fillimisht kishin hipur në kulmin e shtëpisë, nga ku u futen në databazen e kamerave të sigurisë dhe i ndalen ato.
E më pastaj ata me mjetet e tyre e hapen derën e shtëpisë dhe filluan kërkimin.
Bashkëshortja e Izet Demajt tregoi se asaj iu mor një armë qe e kishte me leje, por qe e mbante ne një vend mjaft te fshehur.
Hajdutet, sipas saj, kishin qellim paratë, pasi qe mjetet elektronike qe ajo i kishte lënë ne shtëpi, i gjeti ne te njëjtin vend.
Por të njëjtën natë, hajnat nuk u ndalen me kaq.
Ata hynë edhe tek shtëpia e familjes Mavraj, e cila gjendej jo shumë larg shtëpisë së familjes Demaj.
Edhe kjo shtëpi u plaçkit. E pronarët në këtë gjendje e gjetën shtëpinë kur u kthyen nga obligimet që kishin.
I zoti i shtëpisë, Gani Mavraj, tha se kjo vjedhje e lëndoi me shume psikologjikisht se financiarisht.
Këto veprime të hajdutëve janë lajmëruar edhe në polici.
Ndërsa tani nën direktivat e Prokurorisë Themelore në Pejë, po punohet për zbardhjen e këtyre rasteve.
Izet Demaj, 42 vjeçar, pjesëtar i Policisë së Kosovës është vrarë më 27 dhjetot të vitit 2018, gjatë një grabitjeje të armatosur në Istog.
Ai në përpjekje për t’i arrestuar hajdutët, në mbrojtje të qytetarëve dhe të të punësuarve që u morën peng në një filiale të bankës NLB në Istog, pas plagëve të marra nga arma e zjarrit vdiq, ku u vra edhe grabitësi i bankës.