Telegrafi

Plaçkitet postieri në Shkup

Dje rreth orës 10:00 në Shkup, një person i panjohur ka plaçkitur A.F (47) nga Shkupi, i punësuar si postier në ndërmarrjen “Posta e Maqedonisë”.

“Personi i panjohur me armë zjarri ka kërcënuar A.F dhe ia ka marrë çantën, në të cilën ka pasur 15.000 deri 20.000 denarë dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thonë nga MPB.

Ata më tej shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit./Telegrafi/