Telegrafi

Plaçkitet një dyqan në lagjen Taftalixhe të Shkupit

Në Maqedoni dyqanet kanë filluar të bëhen shënjestër e plaçkitjeve. Një e këtillë ka ndodhur në mbrëmjen e sontme në lagjen Taftalixhe të Shkupit, ku janë vjedhur para, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Keqbërësi e ka vjedhur dyqanin ”Top Shop”. Ai ka qenë i maskuar dhe në dorë ka patur një pistoletë. Hajduti është afruar te arka dhe e ka marrë qarkullimin ditor, e më pastaj është larguar në drejtim të panjohur./Telegrafi/