Telegrafi

Plaçkitet një bastore sportive në Shkup

Tre persona të maskuar kanë kryer plaçkitje në një bastore sporti në Shkup. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme mbrëmë rreth orës 22:00 në një bastore sportive në rrugën “8 shtatori” në Shkup tre persona të panjohur të maskuar kanë kryer plaçkitje ndaj të punësuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Autorët me kërcënim me armë e kanë marrë qarkullimin ditor dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, thonë nga MPB.

Ata gjithashtu shtojnë se Sektori për Punë të Brendshme Shkup ndërmerr masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit./Telegrafi/