Telegrafi

Plaçkitet një barnatore në Shkup

Një autor i panjohur i maskuar mbrëmë në orën 19:15 ka kryer plaçkitje në një farmaci në rrugën “Fronti popullor” në Shkup.

MPB-ja informon se autori me kërcënim me thikë nga të punësuarit e ka marrë qarkullimin ditor, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur.

Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/