Telegrafi

Plaçkitet laboratoria e Fakultetit Farmaceutik në Shkup

Foto: Ilustrim

Janë vjedhur pajisje dhe mjete me vlerë prej 300.000 denarëve, në një vjedhje të rëndë në labaratorinë në Fakultetit Farmaceutik në Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Nga fakulteti mbrëm është paraqitur në polici në mes orës 19:00 dhe 20:00, nga njëzet persona të panjohur është kryer vjedhje e rëndë.

“Vjedhësit me mjete të forta kanë thyer xhamin, kanë hyrë brenda dhe kanë marrë dy peshore elektronike të laboratorisë, dy monitor LDC dhe kompjuter, dhe janë arratisur në drejtim të panjohur. Në këtë mënyrë është shkaktuar dëm me vlerë prej 300.00 denarë”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se janë marrë masa paraprake për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit./Telegrafi/