Telegrafi

Plaçkitësit marrin mbi 43 mijë euro në një lokal në Prishtinë

Foto: Arkiv

Persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e një lokali në Prishtinë, dhe nga kasaforta kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 43,466 euro.

Rasti ka ndodhur në ‘Rrugën ‘B’ dhe është raportuar nga ankuesja femër.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa, rasti është duke u hetuar.

Në Prishtinë është raportuar edhe për një vjedhje tjetër në Rrugën ‘Bajram Kelmendi’, ku menaxherja e një qendre tregtare ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në objektin e qendrës tregtare, ku kishin vjedhë një shumë parash të gatshme dhe cigare të llojeve të ndryshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim