Ky është momenti i tmerrshëm, kur disa persona të maskuar e rrahën brutalisht një motoçiklist dhe e qëlluan me shqelma në kokë, para se t’ia grabisin motoçikletën.
Viktima e pashpresë i pyeste se ‘çfarë po bëni’, derisa ata e kishin shtrirë skaj një rruge në Birmingham të Anglisë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ngjarja ndodhi në mes të ditë dhe në afërsi kishte disa të pranishëm, asnjëri prej tyre nuk ka provuar t’i ndalonte plaçkitësit. Vetëm se e filmuan ngjarjen, që mund të ndihmojë për identifikimin e tyre.
Policia ka bërë të ditur se është njoftuar me rastin dhe ka nisur hetimet, pa bërë të ditura detajet. /Telegrafi/