Telegrafi

Plaçkitësi i armatosur arrestohet në vendin e ngjarjes (Video)

Miroslav Les e ka kërcënuar me armë punonjësin e një lokali në Zagreb të Kroacisë, duke ia kërkuar tërë paratë që kishte në arkë. Por, në atë moment aty ka kaluar një polic që ishte jashtë detyre.

Meqë 30-vjeçari e kishte lënë revolen dhe po fuste të hollat brenda xhaketës, mbrojtësi i rendit i ka kërkuar të shtrihet menjëherë në dysheme dhe të vë duart prapa, transmeton Telegrafi.

Pas prangosjes atë e kanë dërguar në mbajtje, ndërsa pritet të del para drejtësisë nën akuzën për kërcënim me armë.

Ngjarja që ka ndodhur në fillim të vitit është hedhur tash në internet. /Telegrafi/