Bartësi i listës në njësinë zgjdhore numër 3 nga rradhët e Partisë Liberale, Danço Markovski, ka lëshuar një komunikatë në të cilën thotë se organizimi i zgjedhjeve nuk do të jetë në nivel dhe nuk do të jenë as fer as demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E kam ditur se fushata nuk do të jetë siç duhet dhe se zgjedhjet nuk do të jenë as fer as demokratike. Dhe e kam ditur se do të kërcënohem edhe unë edhe familja ime. Prej takimit të PL-së në Veles, u bë e qartë se kanë filluar lojrat e flliqura, kur disa të mitur erdhën në mbledhje dhe filluan të bërtasin “VMRO, VMRO”, ka thënë mes tjerash Markovski.