Telegrafi

PL: Vendimi i kryetarit Ivanov e pengon tejkalimin e krizës politike në Maqedoni

Partia Liberale (PL) e Maqedonisë ka reaguar në lidhje me vdekjen e Kosta Krpaç, duke shtruar dilemën nëse kryetari Ivanov është bërë pjesëmarrës në vdekjen e Krpaç, duke shpallur faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, vendimi i kryetarit Ivanov e pengon tejkalimin e krizës politike, por e pengon edhe drejtësinë dhe punën e Prokuorirsë Speciale Publike (PSP).

PL-ja këkron sqarime nga kryetari Ivanov, për arsyen e vendosjes së Kosta Krpaç në listën e te falurve, përderisa nuk ka patur asnjë procedurë ligjore ndaj tij, duke theksuar se rasti në fjalë ka shkatërruar mundësitë e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor, ndërkaq kriminaliteti në nivelet e larta të pushtetit është bërë gjithnjë e më i dukshëm./Telegrafi/