Nevojiten reforma dhe ndarja e partisë nga shteti, e jo data për zgjedhje, thotë PL përmes një njoftimit pas mbledhjes së Komitetit ekzekutiv, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Mes tjerash në këtë njoftim të PL identifikohen kërkesat siç janë: formimi i Qeverisë kalimtare e cila deri në fund do ti zbatojë prioritete urgjente nga raporti i Pribe dhe do të krijojë kushte për zgjedhje të drejta; formimi i departamentit të veçantë në Gjykatën penale, kompetente për rastet nën juridiksionin e PSP, përfshirja e obligueshme e partive më të vogla dhe shoqatave qytetare në procesin e zgjedhjes së krizës.
Partia Liberale thekson se çfarëdo insistimi për datë zgjedhore në këtë moment do të shkojë vetëm në doni të Nikola Gruevskit./Telegrafi/