Tregut britanik, kosovar dhe shqiptar është potencial për pjeshkat e Maqedonisë, sepse nga nesër edhe zyrtarisht nuk do të eksportohen në Rusi, tha ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, Maqedonia ende zyrtarisht nuk është informuar për ndalesën nga ana Rusisë. Ne ende nuk jemi informuar nëpër rrugën zyrtare. Sot është iniciuar takim me përfaqësuesit diplomatik rus në Maqedoni. Me vëmendje po bëhet përpjekje që t’ju ndihmohet prodhuesve dhe blerësve.
Në ndërkohë, po bëhen përpjekje maksimale për dërgimin e pjeshkave në vendet tjera, ndërsa paralelisht po bëhen kontrolle inspektuese nëpër pikat mbledhëse që të konfirmohet se sa sasi nuk do të dërgohet në Rusi.
“Më herët janë bërë kontakte me kompanitë çka vijnë dhe investojnë në Maqedoni, ndërsa tani këtu janë nga Anglia. Po bëjmë përpjekje që prodhimin ta dërgojmë në Kosovë dhe Shqipëri. Po përpiqemi që me vëmendje që të bëjmë dërgim të sigurt për këto sasitë”, tha Nikollovski. /Telegrafi/