Telegrafi

Pjesëtari i policisë i rrëfen Sveçlës ngjarjen e 26 korrikut të vitit 2011, ku u vra Enver Zymberi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikua një video gjatë vizitës së vendit ku është vrarë polici Enver Zymberi.

Pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës i cili ka qenë pjesë e aksionit, me 26 korrik të vitit 2011 i ka treguar ministrit të Mbrojtjes në pika të shkurtra ngjarjen e asaj dite, ku mbeti i vrarë edhe polici Enver Zymberi.

“Kemi hasur në barrikadë. Ka pasur protestues përpara. Kanë filluar të shtënat. Kur kemi dëgjuar të shtënat, kemi depërtuar përmes kolonës së protestuesve dhe kemi dalë nga veturat”.

“Edhe pasi u qëllua Enver Zymberi, kanë vazhduar të shtënat. Dy veta kemi nxjerrë trupin e tij. Janë tërhequr gjithë kolonat, ne jemi tërhequr të fundit. Kështu pak a shumë ka qenë situata”, ka rrëfyer ngjarjen e 26 korrikut të vitit 2011 një pjesëtar i njësisë speciale.

“Besoj se tash ka ndryshua situate”, i është përgjigjur Sveçla policit./Telegrafi/