Jagdeep Singh nga Punjab i Indisë, është i gjatë 2.28 metra dhe besohet të jetë polici më i gjatë në botë.
Patrullimi tij nëpër rrugë është shumë më efikas, sepse i ndihmon të shikojë mbi të gjithë dhe të vërejë nëse ka ndonjë parregullsi, transmeton Telegrafi.
Uniforma e tij është dashur të qepej ndaras prej të tjerave, teksa këpucët me numër mbi 50-të, ia kanë porositur jashtë shtetit.
Kjo ka bërë që ai të jetë i famshëm në qytezën ku jeton, duke bërë që të ndaloi për tu fotografuar, zakonisht kur është me uniformën e punës.
Polici më i gjatë deri më tani, ishte Rajesh Kumar nga Haryana e Indisë, që ishte për pesë centimetra më i shkurtër se Sigh.
Megjithëse peshon 190 kilogramë, ai është shumë i shkathët, ndërsa ndjehet krenar që për dy dekada është pjesëtar i forcave të rendit.
I bindur se është polici më i gjatë në botë, Sigh ka kontaktuar me zyrtarë nga Libri i Rekordeve të Ginisit, për ta fituar zyrtarisht titullin e pretenduar. /Telegrafi/