Site icon Telegrafi

Pjesëtarët italianë dhe amerikanë të KFOR-it kryejnë stërvitje të sigurisë në Pejë

Sot, personeli italian dhe amerikan i misionit të KFOR-it, realizuan një stërvitje të quajtur “hot/cold load” në Kampin Villagio, Pejë.

Stërvitja u fokusua në procedurat e sigurisë për ngarkim dhe shkarkim të helikopterëve në raste emergjente.

Këto stërvitje të rregullta janë thelbësore për të ruajtur standardet më të larta operacionale të KFOR-it dhe për të garantuar gatishmërinë e tij në përballjen me skenarë të ndryshëm të sigurisë.

KFOR-i thotë se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara nga viti 1999, duke kontribuar për një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i vepron si forca e tretë e sigurisë, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e EULEX-it, që janë përkatësisht forcat e para dhe të dyta të sigurisë./Telegrafi/

Exit mobile version