Telegrafi

Pjesëtarë i Gardës vret gruan me armën e shërbimit në Tiranë

Foto: Ilustrim

Një pjesëtarë i Gardës së Shqipërisë ka vrarë mëngjesin e sotëm gruan e tij me armën e shërbimit.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur në Allias, rreth orës 06:00.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe”, thekson njoftimi i Policisë për media.

“Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. /Telegrafi/