Starship, raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë nga SpaceX, përfundoi sot një testim pjesërisht të suksesshëm të lëshimit.
Raketa ishte në ajër për rreth katër minuta para se të fillonte të rrotullohej, dhe më pas përfundoi si një top zjarri, transmeton Telegrafi.
Ekipi i kompanisë SpaceX, e cila është në pronësi të miliarderit Elon Musk, por edhe ekspertëve që ndoqën drejtpërdrejt nisjen, ende e konsiderojnë fluturimin testues të suksesshëm.
I wonder if insurance will cover this pic.twitter.com/ZixhEGAYak
— DylanDylanSays#TeamSpace (@SemrauDylan) April 20, 2023
Raketa nuk i mbijetoi të gjithë fazës së provës, por as furgoni aty pranë të cilit ishin ngjitur kamera për të regjistruar nisjen.
Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur një pjesë e raketës goditi xhamin e pasmë të furgonit pas shpërthimit.
“Pusho në paqe furgon, do të më mungosh”, thanë prezantuesit në transmetim direkt.
What a spectacular end#SpaceX
pic.twitter.com/Lp9J4Xb3Mk— Isaiah Clark 𝕏 (@itsIsaiahclark) April 20, 2023
Shpërthimi ndodhi për shkak se, sipas informacioneve jozyrtare, faza e parë dhe e dytë e lëshuesit nuk arritën të ndaheshin.
“Starship” është raketa më e madhe dhe më e fuqishme në histori. Anija kozmike prej 120 metrash është më e lartë se Statuja e Lirisë dhe u nis nga baza e kompanisë në Boca Chica, Teksas, SHBA.
Qëllimi i misionit të sotëm ishte që “Starship” të ngrihej dhe më pas pjesa e sipërme e anijes kozmike të ndahej dhe të bënte një rreth rrotull Tokës përpara se të ulej në oqean pranë Havait.
Kompania SpaceX planifikoi të përdorte “Starship” për të dërguar astronautë dhe ngarkesa në Hënë dhe Mars. /Telegrafi/