Pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, sot në ditën e 11 të fushatës duhet të dorëzojnë raport financiar me specifikim të shpenzimeve të xhirollogarisë për fushatën zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri në fund të ditës së dhjetë të fushatës zgjedhore.
Ky është raporti i parë që pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore duhet ta dorëzojnë deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Enti Shtetëror për Revizion dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve raporte duhet të dorëzojnë më së voni deri në orën 24 më 4 maj, ndërsa më së voni deri në 20 prill nëse nuk marrin pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dje nga të dhënat e radiodifuzerëve për emetimin e reklamimit të paguar politik në javën e parë të fushatës për zgjedhje të presidentit dhe të kryetarëve të komunave Novo Sellë, Ohër dhe Dibër dorëzoi raport të sublimuar deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili duhet që radidifuzerëve t’iu paguajë mjete për emetimin e reklamimit të paguar politik.
Në radiot dhe televizionet të cilat në bazë të marrëveshjeve të lidhura me pjesëmarrësit më proceset zgjedhore do të emitojnë reklamim të paguar politik për kandidatët presidencialë dhe për kandidatët për kryetarë të komunave në Dibër, Novo Sellë dhe Ohër, shpenzimet, sipas Kodit Zgjedhor, do t’ua paguaj KSHZ-ja në bazë të faturave të dorëzuara. Secili radiodifuzer bashkë me faturat duhet të dorëzojë media plan dhe raport për shërbimin e realizuar i nënshkruar edhe nga radiodifuzeri dhe nga porositësi i reklamimit, gjegjësisht pjesëmarrësi në fushatë zgjedhore.
Sipas afatit të KSHZ-së, raportin e dytë ASHMAA-ja duhet ta dorëzojë deri te Komisioni më 26 prill, për rrethin e parë të zgjedhjeve dhe më 10 maj për rrethin e dytë eventual.
KSHZ-ja duhet t’i paguaj shpenzimet për reklamimin e paguar politik të publikuar në ditën 2 12-të nga fillimi i fushatës zgjedhore dhe 10 ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore./Telegrafi/