Telegrafi

Pjesëmarrësin e festivalit e ngritën lart bashkë me karrocë, për të parë grupin e preferuar muzikor (Video)

Gjatë një festivali që është zhvilluar në Glasgow të Skocisë, të pranishmit janë organizuar që ta ngritnin lartë një të ri me nevoja të veçanta.

Në momentin që grupi tij i preferuar Arctic Monkeys dolën në skenë, ata e ngritën atë bashkë me karrocë, transmeton Telegrafi.

“Gjëja më mbresëlënëse që kam përjetuar në ndonjë festival” si dhe “ende ka njerëz që mundohet t’ia bëjnë dikujt ëndrrën realitet”, ishin dy prej komenteve që u pëlqyen më së shumti.

Ngjarja që u shpërnda në internet, është pëlqyer në masë të madhe, duke mbledhur shumë reagime pozitive. /Telegrafi/