Telegrafi

Pjesëmarrës në dy edicione të Big Brother, Bjordi Mezini ka qenë protagonist edhe në një prej klipeve më të famshme shqiptare

Bjordi Mezini është një nga banorët e sivjetmë të Big Brother VIP Albania.

Por kjo nuk është hera e parë që ai merr pjesë në një format të tillë, pasi në vitin 2009 ai kishte pasur njohjen e tij të parë me publikun, pikërisht në Big Brother.

Aso kohe ai kishte arritur deri në finale, ku ishte renditur i treti në rezultatin final.

Bjordi Mezini (Foto: Top Channel)

Bjordi i cili ndër vite ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si regjisori, për publikun është i njohur edhe si protagonist në një prej klipeve më të njohura shqiptare.

Ai kishte qenë pjesëmarrës në videon muzikore të këngës “Asnjëherë” të këngëtares së mirënjohur Albërie Hadërgjonaj.

Foto: Albërie Hadërgjonaj/YouTube

Së bashku me protagonsiten tjetër, Enxhi Cuku, Bjordi kishte realizuar një interpretim tejet të veçantë mbi tematikën e dashurisë së thyer – të cilën e trajtonte edhe kënga.

“Asnjëherë” është një kompozim i Kledi Bahiti me tekst të Olti Currit, pjesëmarrëse në Top Fest 10 në vitin 2013, ku ishte shpërblyer me çmimin “Balada më e mirë”. /Telegrafi/