Pa energji elektrike nesër nga ora 11:00 deri në orën 14:30 do të jenë konsumatorët e rrugës “Reçishte” në fshatin e Draçevës, në komunën e Kisella Vodës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton Qendra Rajonale për Menaxhimin me krizat në Qytetin e Shkupit, ndërprerja është për shkak të operacioneve të caktuara teknike në rrjet.
Nga ora 8:30 deri në orën 10:30, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugës “Boris Trajkovski” nën rrugët 2 dhe 4, në Komunën e Kisela Vodës.
Pa energji elektrike nga ora 9:30 deri në orën 14:30 do të jenë edhe konsumatorët e fshatit Matka e Poshtme në pjesën e manastirit dhe të liqenit, në komunën e Sarajit./Telegrafi/