Site icon Telegrafi

Pjesë të Qendrës nesër pa furnizim me ujë

Konsumatorët nga rruga “Heronjtë e Kosturit“ të Komunës Qendër nesër do prej orës 8 deri në ora 14 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë, bëjnë të ditur shërbimet e Qytetit të Shkupit sipas njoftimit të pranuar nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndërprerja në furnizimin me ujë vjen si pasojë e realizimit të punimeve për instalimin e kyçjes së re në rrugën „Heronjtë e Kosturit“ nr.49./Telegrafi/

 

Exit mobile version