Katër persona kanë rënë në pranga, mes tyre dy shqiptarë, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, sasi që kryesisht vinte nga Shqipëria.
Guardia di Finanza e Brindisit finalizoi operacionin, ndërkohë që dy prej të arrestuarve u lanë në burg, ndërsa dy të tjerët ‘arrest shtëpie’.
“Ansa” shkruan se pas hetimeve rezultoi se në grupin kriminal ishin të përfshirë 51 persona, italianë dhe shqiptarë, ndërsa po hetohen nga Antimafia e Leçe-s. Nga operacioni në fjalë në total është arritur të sekuestrohet 600 kg marijuana, 21 kg hashash, 2 kg kokaina e 32 kg heroina, dhe shumë mjete të tjera për transportin e drogës, (anije, kamionë, makinë), transmeton BW.
Të dyshuarit, pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal, vepronin kryesisht në territoret e Leçes, Brindisit, Lombardis, Emilia Romagna, Toscana, Sardenja, Basilicata dhe në Belgjikë.