Telegrafi

Pjesë e këngës së Taynës është edhe këngëtari Lindon Berisha

Reperja nga Prizreni, Doruntina Shala – Tayna, mbrëmë lansoi projektin e ri muzikor “Sicko”.

Ndonëse është publikuar ilegalisht javë më parë, kjo këngë e Taynës u mirëprit nga publiku dhe ende pa u bërë 24 orë në platformën YouTube ka kaluar shifrën e 700 mijë klikimeve.

Përveç klipit në të cilin këngëtarja shqiptare u shfaq në skena mjaft atraktive, këtë projekt e karakterizon edhe një zë më ndryshe duke krijuar tinguj shumë të veçantë.

 

Fjala është kur në mes të këngës dëgjohet një zë i një mashkulli, ndërsa këndon artisti nga Maqedonia, Lindon Berisha.

“I lumtur të kem zërin tim në këtë këngë”, ka shkruar këngëtari Berisha.

Lexo po ashtu Tayna publikon klipin e ri "Sicko"

Muzika edhe këtë herë është punuar nga producenti Cricket, gjersa pas këtij projekti të suksesshëm nuk ka dyshim se qëndron menaxheri i saj, Rinor Hykolli.

Tayna përndryshe këtë vit solli projekte të shumta dhe mjaft të pëlqyera, e së fundmi u bë artistja e parë shqiptare, e cila doli në ballinën e revistës gjermane, “Life”. /Telegrafi/