Site icon Telegrafi

Pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Një 44-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike është arrestohet me qëllim ekstradimin.

“Si rezultat i punës lokalizuese të kryer nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale, në bashkëpunim me FAST Albanian, zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe në vijim të shkëmbimit të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me qëllim lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, më qëllim ekstradimin drejt shteteve ku kanë kryer veprën penale, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Doppio gioco”, në kuadër të të cilit u kap shtetasi R. H., 44 vjeç, banues në Tiranë”, bëri me dije policia.

44-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ankonas ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar, për të, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin me qëllim ekstradimin e shtetasit R. H., drejt Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version