Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, tashmë nuk diskutohet se është një nga zërat më të pëlqyer në estradë.
Ai është pjesë e tregut prej shumë vitesh dhe deri më tani ka krijuar hite të shumta.
I njëjti ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku ka folur rreth jetës e karrierës profesionale.
Një nga pyetjet nuk mungoi edhe rreth Big Brother VIP Albania, pasi pritet të nis së shpejti.
“A do të futesh në Big Brother VIP Albania 3”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga moderatorët, Ronaldo Sharka dhe Erjola Doci.
“Me pas desht kisha qenë pjesë. Nuk e di, nuk mund të them se nuk i dihet jetës asnjëherë”, u shpreh ai.
Megjithëse, pritet të shihet se si do të jetë në vazhdim apo edhe një befasi nga artisti. /Telegrafi/