Pjesa perëndimore e Gjermanisë është prekur nga moti i ligë, ku si pasojë është krijuar një tornado që ka shkatërruar gjithçka që i ka dalur përpara në Lobberich dhe Viersen.
Në rrjetet sociale kanë filluar të publikohen imazhet dhe pamjet e tornados së madhe, që ka lëvizur nëpër në Lobberich dhe Viersen në pjesën perëndimore të Gjermanisë.
Sipas disa vlerësimeve jo zyrtare, bëhet fjalë për tornadon e kategorisë F2 që lëvizë me shpejtësi prej 181 deri në 253 kilometra në orë.
Deri më tani nuk raportohet për viktima në njerëz, ndërsa dëmet materiale vlerësohen të jenë shumë të mëdha. /Telegrafi/