Faza e tretë dhe më e shenjtë e shërbesës, vajosja, u zhvillua në Katedralen Westminster Abbey.
Filloi me gjunjëzimin e Mbretit Charles III-të dhe Mbretëreshës Camilla në “Chairs of Estate”, ndërsa kori këndonte në anglisht, uellsisht, gaelisht dhe gjuhën irlandeze. Kryepeshkopi i Canterbury-t drejtoi një lutje të shkurtër.
Kjo ishte pjesa më dramatike e ceremonisë. Është i vetmi seksion që zhvillohet larg turmave, kamerave dhe fotografëve me sy të mprehtë.
Dekani i Westminster derdh vaj të shenjtë nga Ampulla, një balonë ari në formë shqiponje, në lugën e kurorëzimit dhe më pas Kryepeshkopi i Canterbury vajos kokën, gjoksin dhe duart e Charlesit, sipas liturgjisë së Kishës së Anglisë.
Luga prej argjendi e shekullit të XII-të është objekti më i vjetër i përdorur në kurorëzime, pasi i ka mbijetuar zhdukjes së regalive mbretërore gjatë Luftës Civile Angleze. Në të kundërt, Ampulla ka shumë të ngjarë të jetë shkrirë. Një i ri u krijua për kurorëzimin e mbretit Charles II në vitin 1661, pas rivendosjes së monarkisë një vit më parë.
Vajosja bëhet në mënyrë të fshehtë ndërsa Charles ishte ulur në karrigen e kurorëzimit.
Në sfond, Kori i Westminster Abbey këndon himnin “Prifti Zadok” nga George Frideric Handel, i cili u kompozua për kurorëzimin e mbretit George II në vitin 1727 dhe u interpretua në çdo kurorëzim britanik që atëherë. /Telegrafi/