Shqipëria e ka mbyllur në epërsi pjesë e parë në epërsi pas një aksioni të bukur, ku shënoi Bekim Balaj për 1-0.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kosovës, po del të jetë interesante dhe me një paraqitje të mirë nga të dyja palët.
Shqipëria e mbylli në epërsi pjesën e parë në këtë ndeshje miqësore ndaj Kosovës që po zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Një ndeshje e barabartë për 30 minuta, ku të dy skuadrat kishin rastet e tyre.
Por goli i epërsisë për kuqezinjtë erdhi në minutën e 31-të të takimit.
Një pasim i bukur i Myrto Uzunit gjeti bukur në zonë Bekim Balajn i cili shënoi për 1-0.
https://www.youtube.com/watch?v=gnpLb-x4lME&ab_channel=Leandro%27sBoom
Shqipëria kishte dy goditje në portë, ndërsa Kosova asnjë. Edhe sa i përket posedimit të topit kuqezinjtë e kishin më shumë në këmbët e tyre, me 55 për qind.
Një ndeshje e bukur deri më tani dhe pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e fortë. /Telegrafi/