Telegrafi

Pjesa e parë, Real Madrid 1-1 Chelsea: Golit të Pulisic, iu kundërpërgjigj Benzema

Pjesa e parë mes Real Madridit dhe Chelseat në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve është mbyllur baras 1-1.

Një ndeshje e bukur po zhvillohet në stadiumin “Alfredo si Stefano”, ku të dy skuadrat nuk po ndalen.

Në minutën e 15-të, Chelsea shënoi golin e parë në ndeshje, kur Antonio Rudiger pasoi te Christian Pulisic, që tundi rrjetën për 1-0.

Por Real Madridi u këndell shpejtë, duke rrezikuar me Karim Benzaman që goditi shtyllën në minutën e 23-të.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli. Karim Bezeman pranoi një top nga Eder Militao dhe me një goditje të bukur me volej shënoi për 1-1.

Ndeshje e bukur mes këtyre dy skuadrave deri tani. /Telegrafi/