Sigal Prishtina është pranë eliminimit prej kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.
Prishtinasit po pësojnë humbje pas përfundimit të pjesës së parë kundër Tsmoki Minsk me rezultat 40:39.
Çereku i parë i takoi skuadrës bjelloruse, e cila periudhën e parë e përfundoi me dy pikë epërsi, 19:17.
Në periudhën e dytë, skuadra jonë luajti më mirë dhe këtë dhjetë minutësh të dytë e fitoi me 22:21.
Kujtojmë se kampioni i Kosovës ka pësuar humbje edhe në takimin e parë të zhvilluar në Pallatin e Rinisë së Sporteve në Prishtinë me rezultat 50-57. /Telegrafi/