Pjesa e parë mes Barcelonës dhe Benficas ishte fenomenale, ku u shënuan katër gola, me katalunasit që shkuan në pushim me rezultatin 3-1.
Ndeshja nisi me shumë gjallëri, ku vetëm pas 13 minutas janë shënuar dy gola.
Fillimisht shënoi Raphinha për Barcelonën duke e kaluar ekipin e tij në epërsi për 1-0.
Pas tre minutash ishte Nicolas Otamendi që barazoi shifrat në 1-1, duke konfirmuar se na pret një ndeshje e zjarrtë.
Në minutën e 27-të, ishte Lamine Yamal, që shënoi një gol të bukur për 2-1 nga distanca.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, ishte Raphinha që shënoi golin e dytë personal për 3-1, duke i dhënë epërsi të konsiderueshme Barcelonës./Telegrafi/