Barcelona i ka shënuar dy gola kundër Manchester Unitedit në pjesën e parë të ndeshjes kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Camp Nou.
Në minutën e parë të sfidës, Marcus Rashford doli në rast, mirëpo nuk arriti të tregohej i saktë. Në vazhdim, gjyqtari Felix Brych akordoi penallti për Blaugranët, mirëpo pas konsultimit me VAR-in e shfuqizoi vendimin e tij.
Dhe më pas doli në skenë numri 10 i vendasve. Superylli argjentinas shënoi një gol të bukur me një goditje nga jashtë zonës (16′).
Vetëm disa minuta më pas (20′), Leo Messi e shënoi edhe golin e dytë, kjo falë edhe gabimit nga portieri David de Gea, i cili nuk ishte i sigurtë në intervenimin e tij.
Me këtë rezultat, Barcelona është në gjysmëfinale, ndërkohë që Manchester Unitedi duhet t’i shënojë tre gola për të shpresuar kualifikimin e mëtutjeshëm. /Telegrafi/
https://twitter.com/FOOTBALLNEWS022/status/1118235795951734784