Pjesa e parë e ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Liverpooli dhe Real Madridit është mbyllur baras 0-0.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Mohamed Salah që në minutën e tretë, por nuk shënoi.
Pas tij provoi Jame Millner me një goditje nga distanca, por Thibaut Coutois bëri një pritje të shkëlqyer.
Në minutën e 18-të, Karim Benzema tenton të pasojë, por topi i tij prekët nga mbrojtësi Ozan Kabak dhe shkon në shtyllë. Rast i mirë për Real Madridin.
Në minutën e 41-të, Salah sërish kishte rast të mirë, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.
Goalless at the break. BIG 45 minutes up next. #LIVRMA | #UCL
— Liverpool FC (@LFC) April 14, 2021
Liverpooli e mbylli në sulm me rastin më të mirë në ndeshje, ku Georginio Wijnaldum, edhe pse i vetmuar, gjuan lart mbi portë.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 3-1 në favor të Real Madridit. /Telegrafi/